75 Mall Live Search
07:32 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / MSH

Mot i ndryshueshëm, temperaturat deri në 22 gradë

Për ditën e sotme parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas MeteoKosova, pritet të ketë reshje shiu që nga orët e mëngjesit, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në lokalitete, me shpejtësi prej 15-53 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C.