PSD-ja me aksion para pikës kufitare në Merdar

Partia Socialdemokrate e Kosovës pritet të organizojë aksion simbolik gjatë ditës së sotme.
Aksioni pritet të mbahet në pikën kufitare në Merdar.
Ky aksion vjen vetëm një ditë pas lejimit të kalimit të kufirit të mallrave serbe në këtë pikë kufitare.
Aksioni pritet të nisë nga ora 13:00./Indeksonline/