75 Mall Live Search
12:59 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / Z S

Gërvalla kërkon ndarjen e 200 mijë eurove për Bosnjën që pati përmbytje fatale, Kurti kërkon që kjo të shtyhet për mbledhjen e rradhës

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje Donika Gërvalla ka kërkuar që të ndahen 200 mijë euro për Bosnjën që pati vërshime e përmbytje fatale.

“Në fakt desha t’ju drejtohem me një çështje pak jashtë edhe kornizave të kësaj mbledhjeje me vendime e propozime për të marrë mendimin tuaj për një kërkesë që do ta kemi si ministri e Punëve të Jashtme për solidarizim me Bosnjën në një situatë e cila. Vërshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha, prandaj do të kërkoja solidaritetin tuaj, solidarizimin tonë të përbashkët me një shumë prej 200 mijë eurosh. Nëse nuk ka ndonjë kundërshtim këtu, atëherë kryeministër, do t’ju dërgojmë kërkesën zyrtare si MPJ që të mund ta ndërmarrim një hap të tillë”, tha ajo.

Mirëpo kjo kërkesë nuk është pranuar nga ana e kryeministrit Kurti. Ai ka kërkuar që kjo kërkesë të shyrtohet për mbledhjen e radhës./Indeksonline/