Aksident trafiku në Veternik, përfshihen katër vetura (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Veternik. Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura. Si pasojë e aksidentit , janë krijuar kolona të gjata në këtë pjesë të qytetit. .
Në vendin e ngjarjes nuk ka dal ende policia dhe as ndihma e shpejtë. Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e aksidentit.
Por nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihet tollovia e cila është krijuar në këtë pjesë të rrugës, ku ka ndodhur aksidenti./Indeksonline/.