75 Mall Live Search
20:41 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / Gj. Sh

Tifozët e Pejës me reagim të ashpër ndaj FBK-së: Federatë me misione, ekipet e caktume, me i bo kampione

Tifogrupi i skuadrës basketbollistike Peja, “United City Firm”, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në ndeshjen e sotme mes Pejës dhe Proton Cable Prizrenit, ky tifogrup ka shfaqur një baner në tribunat e palestrës ”Kargaçi”, shkruan IndeksOnline.

“Federatë me misione, ekipet e caktume, me i bo kampione”, shkruhet në banerin e tyre.

Ky mesazh vjen pas dorëheqjes së trajnerit të Pejës, Rami Hadar, i cili pas humbjes në fundjavë nga Golden Eagle Ylli, bëri një deklaratë ku doli hapur kundër gjyqtarëve duke kritikuar edhe Federatën e Basketbollit, derisa pas tre dite dha dorëheqje edhe nga pozita e selektorit të Kosovës./IndeksOnline/