75 Mall Live Search
20:51 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / S Z

Aksident në Jashanicë të Klinës, vdes një këmbësor

Një këmbësior ka humbur jetën në fshatin Jashanicë të Klinës, pasi që është  goditur nga një veturë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:05 dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendine e ngjarjes.

“ Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi.