75 Mall Live Search
20:59 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / Gj. Sh

Peja harron humbjen nga Ylli, shënon fitore ndaj Proton Cable Prizrenit

KB Peja i është rikthyer fitoreve në Superligën e Basketbollit kosovar.

Para tifozëve vendas në palestrën ”Karagaçi”, verdhezinjët shënuan fitore ndaj Proton Cable Prizrenit, me rezultat 96:77 (26:25, 23:14, 21:27, 26:11), në ndeshjen e mbetur nga java e dytë, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti më i dalluar në ndeshje ishte Cowart Junior i Pejës, me 24 pikë të shënuara, ndërsa te Proton Cable Prizreni u dallua Lenzelle Smith, me 22 pikë.

Kjo fitore e Pejë vjen pas humbjes në fundjavë nga Golden Eagle Ylli, ku dha dorëheqje edhe trajneri Rami Hadar./IndeksOnline/