Një i moshuar goditet për vdekje nga vetura në Jashanicë të Klinës, trupi i viktimës më shumë se dy orë në rrugë (Pamje)

Një i moshuar ka humbur sonte jetën në fshatin Jashanicë të Klinës, pasi që është goditur nga një veturë.
Indeksonline mëson se viktima, i cili u godit për vdekje është i moshës 80 vjeçare.
Megjithëse aksidenti ka ndodhur para më shumë se dy orë, trupi i pajetë dhe më tej vazhdon të qëndrojë i shtrirë në rrugë.

Ndryshe, rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:05 dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e e ngjarjes.
“ Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi./Indeksonline/


