75 Mall Live Search
09:36 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / k.v

Theret me thikë një person në Prizren, autori në arrati

Një person është therur mbrëmë me thikë në Prizren. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit me lëndime trupore.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar por ai ndodhet në arrati, transmeton IndeksOnline.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në  kërkim policor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/