Kasanof viziton Kosovën, zhvillon takim me Osmanin

Zv.ndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Kasanof, pritet që sot të vizitojë Kosovë.
Ai pritet të zhvillojë një takim me të parën e vendit, Vjosa Osmani.
“Në orën 16:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Zv.ndihmëssekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, në presidencë duhet të jenë më së voni në 15:40. Mirëpresim ekipet tuaja!”, thuhet në njoftim.
Kjo vizitë e Kasanofit në Kosovë vjen pas vizitës së tij në Beograd./Indeksonline/