75 Mall Live Search
15:18 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / mp

Guvernatori i Floridës: Mbi 80 mijë njerëz qëndruan në strehimore nga uragani Milton

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka thënë se gjatë natës së mbrëmshme atje më shumë se 80 mijë njerëz kanë qëndruar në stremitore për shkak të uraganit Milton.

“Ne do ta kuptojmë më mirë” shkallën e dëmit me kalimin e ditës, thotë ai, por “fatmirësisht nuk ishte skenari më i keq”.

Për shembull, thotë ai, rritja e stuhisë ishte “jo aq domethënëse” sa me uraganin Helene.

Misionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, shton ai, me të paktën 48 persona të shpëtuar deri më tani, shkruan BBC.