75 Mall Live Search
17:34 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / L K

Kurti takon ambasadorin e Turqisë, biseduan për marrëdhëniet bilaterale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, mbrojtjes dhe sigurisë.

Kryeministri vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.