75 Mall Live Search
11:40 / E Premte, 11 Tetor 2024 / L K

Haradinaj pas takimit me Kasanofin: Mbështetja e SHBA-së vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me zv.ndihmëssekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof dhe ambasadorin Jeffrey Hovenier. Takimi është zhvilluar në objektin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Pas takimit, Haradinaj ka deklaruar se mbështetja e fuqishme e SHBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon “përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria”.

“E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-në, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Ardian Gjini e Besnik Tahiri.

Kasanof do të takohet edhe me liderë të tjerë opozitarë.