75 Mall Live Search
12:42 / E Premte, 11 Tetor 2024 / mp

Dyshimet e para se si humbi jetën tragjikisht 44-vjeçari jetën në Pejë

Një rast tragjik ka ndodhur mëngjësin e së martës në Pejë. 44-vjeçari ishte thirrur për të rregulluar disa autocisterna. Burime të Indeksonlinet bëjnë me dije se viktima  ishte kontraktuar nga kompania ku edhe ndodhi shpërthimi për të rregulluar cisternat.

I ndjeri ishte duke punuar me flex (brisk). Herimet lidhur me rastin në fjalë.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës ka thënë se  sot rreth 9:14 në rrugë “Tahir Zemaj” në Pejë ka shpërthyerë një cisternë.

“Policia, emergjenca, zjarrëzikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi. Kryeprokurori, prokurori i shtetit dhe prokurori kanë dalë për të kuptuar rrethanat si ka ndodhur incidenti. Tani jem në fazën fillestare po punohet në mënyrë intensive për të hetuar rastin”, tha Gashi. /indeksonline/