Murat Yakin për humbjen ndaj Serbisë: E mbuluan mirë Granit Xhakën!

Kombëtarja e Serbisë ka shënuar fitore ndaj Zvicrës me rezultatin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.
Në pjesën e parë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Elvedi-t (autogol), shkruan Indeksonline
Kurse në pjesën e dytë, Serbia shënoi edhe një gol tjetër me anë të sulmuesit Mitrovic në minutën e 61’të.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i “Helvetikëve”, Murat Yakin tha se kundërshtarët e markuan mjaftë mirë Granit Xhakën dhe nuk i lanë hapësira mesfushorit të Bayer Leverkusenit.
“Granitin e mbuluan mjaftë mirë. Ne luajtëm një lojë të mirë për më shumë se 40 minuta, më pas pësuam golat.
“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën, ata ishin më të fortë. Ne luajtëm mënyrën tonë, nëse nuk funksionon, na duhet zgjidhje të tjera. Ka shumë gjëra kundër nesh për momentin”, u shpreh Murat Yakin pas ndeshjes
Kjo ishte humbja e tretë e Murat Yakinit në ndeshjet e UEFA Nations League dhe pozita e tij e trajnerit tashmë është në rrezik./Indeksonline/