Trepça shënon fitore, mposht Prizrenin

Skudra nga Mitrovica, Trepça ka shënuar fitore.Mitovicasit mposhtën Prizrenin me rezultat 68-89.
Kampionët në fuqi, edhe në pjesën e parë u treguan më të mirë, ku rezultati mbaroi me 28-52.
Më i shkathëti nga skuadra e Trepçës u tregua Malik Johson, me 20 pikë, shtatë asistime, dhe pesë kërcime.
E nga klubi i Prizrenit basketbollisti me i mirë në këtë ndeshje doli të jetë Jordan Johson , me 21 pikë, me tetë asistime, dhe pesë kërcime.

Pas kësaj ndeshje Trepça ka 8 pikë në pozitën e tretë ndërsa Prizreni gjendet në pozitën e fundit me gjashtë pikë./Indeksonline/