Kica-Xhelili hedh dyshime se përse s’u bë Byroja për Konfiskimit të Pasurisë

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili ka hedhur dyshime për arsyet se përse u shkel Kushtetuta e nuk u bë Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook, deputetja e LDK-së u shpreh se Byro e ligjshme e kushtetuese paska pasur shumë punë pikërisht me VV-në.
“Siduket këta qëllimisht e shkelin Kushtetutën që mos t’i kalojnë ligjet. Një Byro e ligjshme e kushtetuese paska pasur shuuuuuumë punë me Vetëvendosjen”, shkruan ajo në Facebook./Indeksonline/