75 Mall Live Search
11:22 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / L K

Scholz thirrje Kurtit dhe Vuçeviqit: Kemi nevojë për dinamikë të re normalizimi Kosovë-Serbi

Në tryezën e parë të Samitit të dhjetë vjetorit të Procesit të Berlini, kancelari Federal i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, për dinamikë të re në normalizimin e marrëdhënieve bilaterale.

Siç e citoi televizioni publik gjerman, Schozl u ka bërë thirrje të dyve që të mos e shohin të kaluarën si pengesë për të ardhmen evropiane dhe se “…ne kemi nevojë për një dinamikë të re dhe një proces normalizimi midis Serbisë dhe Kosovës.”