75 Mall Live Search
12:27 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / S Z

Prokuroria jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Pejë

Mëngjesin e sotëm të “Çarshia e gatë”, në Pejë një person është gjendur pa shenja jete.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Indeksonline se po hetohen rrethanat e vdekjes së viktimës. Pos tjerash, ai tha se janë siguruar edhe videoincizime nga vendi i ngjarjes.

“Jemi në fazën hetimore duke verifikuar rrethanat për shkaqet e vdekjes së viktimës, i cili u gjet pa shenja jete në një kanal të ujit te “Çarshia e gatë”. Në vendin e ngjarjes ka dalë kryeprokurori dhe prokurorja e krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitë relevante dhe me urdhër të prokurorit të shtetit do të bëhet obdukimi i trupit të pajetë. Janë siguruar videoincizimet e vendit të ngjarjes dhe nga to pritet që të zbardhen rrethanat e vdekjes”, tha Nikçi,