75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / k.v

Mbi 7 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar, më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Në bazë të të dhënave, deri më 13 tetor 2024, në orën 10:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 7,227 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 6,634, ndërsa 593 të tjera janë refuzuar.

Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit./IndeksOnline/