75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 15 Tetor 2024 / L K

Të shtunën Modriq pritet të thyejë një rekord historik te Real Madridi

Për Luka Modriq vitet janë veç numra. Ylli kroat të shtunën e ardhshme kundër Celtas do të bëhet lojtari më i vjetër që luan një ndeshje me Real Madridin.

Puskas luajti ndeshjen e tij të fundit në moshën 39 vjeç e 36 ditë, rekord të cilit Modriq do ta kalojë në ndeshjen e radhës.

Deri tani këtë sezon ai ka luajtur tashmë 483 minuta në ligë ( 200 më shumë se një vit më parë)./Indeksonline/