75 Mall Live Search
12:32 / E Martë, 15 Tetor 2024 / S Z

Dalin pensionet, me 20% rritje

Ministrin i Ekonomisë Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot janë ekzekutuar pensionet, me rritje prej 20 për qind.

Postimi i plotë i Muratit:

Sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom sipas kalendarit më datën 15 të muajit.

Duke filluar nga ky muaj, skemat si vijon ekzekutohen me rritjen prej 20%:

– Pensioni bazik i moshës,

– Pensioni kontributpagues, i plotë dhe parcial,

– Pensionet për aftësi të kufizuara,

– Pensioni për personat e verbër,

– Pensioni për paraplegjikë dhe tetraplegjikë,

– Pensioni invalidor i punës,

– Pensioni familjar dhe,

– Pensioni i parakohshëm i “Trepçës”.

Qeveria për të gjithë!