75 Mall Live Search
13:53 / E Martë, 15 Tetor 2024 / L K

Pronarët e rinj e largojnë sir Alex Fergusonin nga Manchester Unitedi pas 40 vjetësh

Sir Alex Ferguson i ka dhënë fund periudhës së tij te Manchester Unitedi dhe nuk është më nën kontratë pas 40 vjetësh.

Në të vërtetë, sipas informacioneve të The Athletic , pronarët e rinj të klubit nuk do ta kenë më nën kontratë dhe do ta përdorin si ambasador të klubit sepse synimi i tyre është të ulin shpenzimet.

Ferguson pushoi së qeni trajner i klubit në vitin 2013, pas së cilës ai mori detyrën e drejtorit të klubit, por nuk ishte në bord.

Fergie kaloi 27 vjet në stolin e djajve të kuq (1986-2013) dhe ngriti 38 trofe, duke i dhënë epitetin e një prej më të mëdhenjve të të gjitha kohëve./Indeksonline/