Kosova merr tri pikë të arta, shkëlqen ndaj Qipros

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Qipros.
Kosova fitoi me rezultatin 3-0, në “Fadil Vokrri”.
Golat i shënuan, Amir Rrahmani në minutën e 30-të, Ermal Krasniqi në të 52-tën dhe Emir Sahiti në të 71-tën minutë.
Kosova mbetet në vendin e dytë me 9 pikë, pasi Rumania fitoi ndaj Lituanisë 1-2 dhe mbetet lider me të gjitha fitore. /IndeksOnline/