Elon Musk jep 75 milionë dollarë për republikanët, pro fushatës së Trumpit

Elon Musk u ka ofruar rreth 75 milionë dollarë grupit të tij të fushatës pro-Donald Trumpit, America PAC, gjatë një periudhe tre mujore, tregojnë zbulimet federale. Musk, shefi miliarder i Tesla, SpaceX dhe faqes së mediave sociale X, e shfaqi zyrtarisht mbështetjen për Trumpin në korrik pasi kandidati republikan i mbijetoi një atentati. Miliarderi gjithashtu iu bashkua atij në skenë në fillim të muajit në Pensilvani, kur ish-presidenti u kthye në vendin ku iu bë tentativa për ta vrarë. Me këtë donacion, miliarderi thuhet se është bërë vendimtar në përpjekjet e kandidatit republikan për të fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Dhe Musk, CEO i prodhuesit të makinave elektrike Tesla, ishte donatori i vetëm i grupit në atë periudhë. Pensilvania konsiderohet si një shtet vendimtar si për Trumpin ashtu edhe për Kamala Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Donacionet e Musk për America PAC e shtyjnë atë në klubin ekskluziv të mega donatorëve republikanë, një listë që përfshin gjithashtu trashëgimtarin bankar Timothy Mellon dhe miliarderen e kazinove Miriam Adelson.