75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / L K

Çfarë duhet të dini para se të zgjedhni një specialist për vendosjen e fillerave

Teknikat e injektimit (fillerat) janë shumë aktual edhe në tregun e Kosovës. Shuëm kompani dhe mjekë privatë kanë shtrirë këtë profesion në vendin tonë. Por, çfarë duhet të dimë ne para se të zgjedhim njërin nga ta.

Dermatologeja e njohur kosovare, Shkëndije Dobruna ka dhënë sqarime më shumë për prodhuesit e fillerave dhe teknikat e përdorimit të tyre.

“Politika e prodhuesve të fillerave Teoxane (dhe çdo firme që sjell produkte cilësore në treg) përfshin:
1.Njohuri të thelluara të anatomisë
2.Mësimi dhe zotërimi i teknikave të injektimit, të cilat ndryshojnë nga pacienti në pacient për të garantuar siguri
3.Përditësim të vazhdueshëm për produktet e reja që injektohen
Anatomia mësohet për 1-2 vjet dhe përforcohet gjatë specializimeve, leximit të librave, dhe trajnimeve të ndryshme. Nuk kanë të gjithë njësoj anatominë, sidomos në lidhje me enët e gjakut.
Teknikat për dermatologët, kirurgët plastikë, kirurgët maksilofacialë dhe ata të ORL-së janë më të lehta për t’u zotëruar kur njohin mirë anatominë.
Pyetje: Sa besim keni te produktet që injektoheni dhe te profesionisti që i aplikon ato?
A e pyetni veten ndonjëherë?” shkruan Dobruna në sqarim./Indeksonline/