75 Mall Live Search
14:38 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / L K

Boeing-ut i duhen urgjentisht 25 miliardë dollarë

Boeingu, një nga kompanitë industriale më të fuqishme në SHBA, së bashku me Airbus, prodhuesi dominues i avionëve në botë, është në rënie të lirë.

Kompania ka mungesë porosish ndërsa prodhimi është i paralizuar nga një grevë e vazhdueshme e punonjësve në Shoqatën Ndërkombëtare të Makinistëve dhe Punëtorëve të Hapësirës Ajrore.

Për më tepër, imazhi është dëmtuar keq për shkak të problemeve operacionale dhe të sigurisë që vazhdojnë prej vitesh.

Boeing raportoi një humbje prej 355 milionë dollarë për tremujorin e parë të 2024 pasi të ardhurat ranë 7.5 për qind në 16.57 miliardë dollarë.

Gjatë pesë vjetëve të fundit, kompania ka akumuluar rreth 24 miliardë dollarë humbje.

Boeing ka njoftuar tashmë se do të shkurtojë 17,000 vende pune./Indeksonline/