75 Mall Live Search
13:03 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / G T

Barcelona merr një lajm të mirë para ndeshjes ndaj Sevillas, rikthehet Dani Olmo

Skuadra e Barcelonës dhe trajneri Hansi Flick kanë marrë një lajm të mirë gjatë ditës së sotme.

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Dani Olmo është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin, shkruan Indeksonline

Madje, lojtari spanjoll është i gatshëm qysh për ndeshjen e radhës ndaj Sevilla-s në La Liga.

Përveç Dani Olmos, në stërvitje është rikthyer edhe lojtari Fermin – kurse po punohet shumë për ta rikthyer edhe mesfushorin Gavi./Indeksonline/