Dogana në Ferizaj kap barna të kontrabanduara

Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale.
Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara është kontrolluar subjekti (barnatore) afariste në Ferizaj.
Gjate kontrollit të subjektit janë gjetur produkte farmaceotike ( barna) pa banderolla të Republikës së Kosovës, ku disa prej të cilave nuk kishin fare preajrdhje, pa banderolla. Vlera e mallit është rrethë 3000 euro. Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore për procedura të mëtutjeshme. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës.

