Ancelotti flet për “skandalin” e Kylian Mbappesë: Unë isha në Londër, nuk më interesojnë ku shkojnë futbollistët!

Në mediat e huaja po raportohet për një sulm seksual ku përfshihet Kylian Mbappe, ylli i Real Madridit.
Carlo Ancelotti u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme dhe tha se nuk është në dijeni se ku kanë qenë futbollistët e tij gjatë pushimit ndërkomëbtar, shkruan Indeksonline
“Ishte një pushim për Kylian Mbappenë. Unë nuk flas për spekulime. Gjithashtu nuk më intereson se ku vendosin që lojtarët t’i kalojnë pushimet. Unë isha në Londër dhe nuk kërkova nga askush ndonjë sugjerim. Unë s’kam agjenci të lojtarëve, për t’i organizuar udhëtimet e tyre”, u shpreh Carlo Ancelotti
Në media po raportohet se Mbappe është i përfshirë në një skandal seksual në Suedi, por momentalisht nuk ka asgjë të konfirmuar.
Sulmuesi francez mungoi në listën e Kombëtares së Francës për dy ndeshjet e muajit tetor në UEFA Nations League. Kjo për shkëk të një lëndimi të vogël, por që tani është në formë dhe pritet që të luajë nesër ndaj Celta Vigos./Indeksonline/
🗣️ Carlo Ancelotti: “Los días de descanso eran programados para Mbappé, a mí no me importa donde prefieran descansar, yo me fui a Londres y no he pedido permiso a nadie, no tengo una agencia de viajes para organizar los viajes de mis jugadores.”
— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) October 18, 2024
🤣🤣👏🏻👏🏻 pic.twitter.com/ShxG3SboyX