75 Mall Live Search
14:54 / E Premte, 18 Tetor 2024 / L K

Kjo aktore meksikane, është disponim për fundjavë

Aktorja dhe këngëtarja meksikane Eiza González është shumë aktive për sa i përket ushtrimeve dhe këtë e vërtetojnë më së miri fotot e fundit të 34 vjeçares.

Me geta të ngushta gri, ajo tregoi figurën e saj të tonifikuar teksa hipi në një makinë në rrugë në Los Anxhelos dhe konfirmoi edhe një herë se puna e saj e palodhur në palestër dha vërtet rezultat.

Aktorja meksikane ka 8 milionë ndjekës në Instagram.

Në vetëm 34 vjeç, ajo tashmë kishte bashkëpunime me Lily James, Jamie Foxx, Jason Statham dhe Dëayne Johnson. Ajo ishte gjithashtu ambasadorja e parë e markës Bulgari në Amerikën Latine./Indeksonline/