Nisin punimet për rrugën që bashkon fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

Zyrtarisht kanë nisur punimet për rrugën që do të bashkojë fshatrat Goruzhup dhe Pogaj, fshatra këto që lidhin dy pjesë të Hasit, në Kosovë e Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist, Pandeli Majko, shkruan IndeksOnline.
Përmes një postimi në Facebook, Majko ka publikuar disa fotografi nga nisja e punimeve, ku mes të tjerash ka rastisur të bisedojë edhe me banorët e dy fshatrave.
Pjesë e ceremonisë përuruese të këtyre punimeve ishte edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Projekti është pjesë e protokollit mes dy qeverive! Mbarësi!” shkroi Majko.