“Nuk na pëlqen të humbasim”, trajneri Enzo Maresca pas ndeshjes: Merituam një barazim!

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore në javën e tetë të Premier League, pasi në shtëpi mposhti Chelsean me rezultatin 2:1.
Pas ndeshjes, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca u shpreh i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij, shkruan Indeksonline
“Nuk na pëlqen të humbasim, por nëse duhet patjetër të humbim, kështu humbim. Është turp që nuk morëm asgjë nga loja sepse merituam së pasku një barazim”, u shpreh Enzo Maresca
Me këto tri pikë, Liverpooli shkon në pozitën e parë me 21 pikë, një më shumë se pozita e dytë, Manchester City (20).
Kurse Chelsea bie në pozitën e 6-të me 14 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje./Indeksonline/