75 Mall Live Search
21:46 / E Diele, 20 Tetor 2024 / G T

Lewa i pandalshëm, shënon tjetër gol ndaj Sevillas

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e tretë ndaj Sevillas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.

Golin për 3:0 e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandwoski në minutën e 39’të, shkruan Indeksonline

Lewa shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Asist te goli i shënuar nga lojtari polak e bëri sulmuesi brazilian, Raphinha.

Kujtojmë që golin e dytë për Barçën e shënoi mesfushori Pedri në minutën e 28’të./Indeksonline/