Liam Payne ishte nën efektin e drogës, në trupin e yllit botëror u gjet kokainë rozë

Këngëtari Liam Payne ishte nën efektin e drogave të shumta, përfshirë kokainën dhe metamfetaminën, kur ra nga ballkoni i hotelit në Argjentinë.
The Gurdian raporton se, sipas burimeve anonime, nga raportet paraprake toksikologjike në trupin e tij ka pasur koktej droge e quajtur “kokaina rozë”, që përmban metamfetaminë, ketaminë dhe MDMA-ja, i është gjetur në trup gjatë një autopsie të pjesshme, së bashku me kokainë dhe benzodiazepinë.
Rezultatet përfundimtare të toksikologjisë nuk pritet të bëhen publike për disa javë.
Ish-ylli i One Direction vdiq javën e kaluar në moshën 31-vjeçare pasi u rrëzua nga ballkoni i dhomës në katin e tretë të hotelit në Buenos Aires.
Hetuesit argjentinas lëndë narkotike dhe alkool të shpërndarë rreth objekteve dhe mobileve të thyera në dhomën e hotelit ku ishte akomoduar 31-vjeçari.
Prokuroria tha se Liam Payne ka rënë nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit në gjendje “gjysmë ose pavetëdije totale.