Përplaset një motoçikletë në Lipjan, pëson lëndime të një person

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi motoçikleta të cilën ishte qenë duke e drejtuar është përplasur nga një automjet transportues (kombi).
Aksidenti ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, viktima është dërguar në trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Me rastin po merret Njësiti për hetimin e aksidenteve./IndeksOnline/