Arrestohen dy të rinj në Pejë, kishin drogë në veturë

Janë arrestuar dy të rinj në fshatin Ruhot të Pejës pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike llojit marihuanë, një mulli për bluarje të substancave narkotike, një peshore digjitale dhe letra për mbështjellje të narkotikëve.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbrëmë rreth orës 22:00, transmeton IndeksOnline.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregull, ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./IndeksOnline/