75 Mall Live Search
14:34 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / L K

Lajm i mirë për Kamenicën, nisin procedurat për ndërtimin e rrugës me vlerë 3.4 milionë euro

Edhe zyrtarisht kanë filluar procedurat në Ministrinë e Infrastrukturës për ndërtimin e rrugës Shipashnicë e Epërme-Desivojcë.

Vlera e parashikuar e tenderit është 3.4 milionë euro, ndërsa ofertat hapen më 18.11.2024. Lajmin e ka dhënë Bajram Mavriqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë një nga premtimet e kryetarit të komunës, Kadri Rrahimaj./Indeksonline/