“Vini nuk bëri asgjë”, Thierry Henry për “Topin e artë”: Vota ime shkon për Rodrin

Javën e ardhshme do të mësohet se kush do jetë fituesi i “Topit të artë” për vitin 2024.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare fituesi i këtij çmimi individual do të jetë Vinicius Junior, futbollisti i Real Madridit, shkruan Indeksonline
Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, nuk pajtohet assesi që Vini të jetë fitues i këtij çmimi. Sipas tij, më meritori për këtë vitin 2024 ishte Rodri, mesfushori i Manchester Cityt.
“Vota ime? Sigurisht që është për Rodrin. Njerëzit harrojnë mesfushorët, ata janë zemra e ekipit. Ai ishte zemra e Manchester Cityt. Ai fitoi Euron 2024. Vini Jr nuk performoi mirë në Copa America”, tha Thierry Henry
Kujtojmë që Vinicius Junior çmimin e madh pritet ta fitojë në Paris javën e ardhshme./Indeksonline/.