75 Mall Live Search
19:15 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / Z S

Bajqinovci: Për 12 vjet në Kosovë janë ngritur 298 aktakuza,109 ndaj zyrtarëve qeveritarë por asnjë nga këto raste nuk ka çuar në dënime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka hedhur akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë.

Ai ka thënë se për 12 vjet në Kosovë janë ngritur 298 aktakuza,109 ndaj zyrtarëve qeveritarë por asnjë nga këto raste nuk ka çuar në dënime.

‘’Nga shpallja e pavarësisë deri në vitin 2020, në Kosovë janë ngritur 298 aktakuza kundër politikanëve, ku pjesa dërrmuese lidhen me korrupsionin. Prej tyre, 109 aktakuza janë ngritur kundër zyrtarëve qeveritarë, por asnjë nga këto raste nuk ka çuar në dënime’’, ka thënë ai.

Kaq për efikasitetin e drejtësisë në Kosovë ka shtuar më tutje deputeti i VV-së./Indeksonline/