75 Mall Live Search
09:43 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / k.v

Policia arreston 34 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Kosovës ka arrestuar 34 persona gjatë 24-orëve të fundit, transmeton IndeksOnline.

Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit për incidente dhe vepra të ndryshme penale.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit 25 prej tyre janë dërguar në paraburgim, një në vuajtje të dënimit ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rikujtojmë se vetëm në incidentin e ndodhur në Prishtinë, ku u plagua një person afër një diskoteke, ishin arrestuar 13 të dyshuar./IndeksOnline/