75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / k.v

Arrestohet një person në Prizren për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Njësiti i hetimeve të Stacioni policor në Prizren në vazhdën e hetimeve të një rasti të dhunë në familje ka arritur deri tek informacioni se i dyshuari i këtij rasti I.K., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar) është në posedim të armës ilegale.

Me të pranuar informacion ky njësit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative, duke lokalizuar dhe konfiskuar armën e llojit Zoraki me një karikator dhe gjashtë fishekë të cilat do të përdorën si provë material për gjykatën.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.