75 Mall Live Search
13:04 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / S Z

PDK-ja mbledh nënshkrime për një seancë tjetër të jashtëzakonshme

Ende pa nisur seanca e katërt e jashtëzakonshme, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është parë duke mbledhur nënshkrimet e deputetëve për një seancë të re të jashtëzakonshme.

Nënshkrimet partia më e madhe opozitare po i grumbullon për të thirrur debat parlamentar për situatën në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Ende nuk dihet se për cilën ditë do të ftohen deputetet, por kujtojmë se javën e kaluar opozita kishte shkuar te zyrat e RTK-së si shenjë proteste për mostransmetimin e seancës së jashtëzakonshme në kanalin e parë të RTK-së, duke e dënuar këtë akt.