Dita Nacionale e Austrisë, Haradinaj uron ambasadorin Schnetzer dhe popullin austriak

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Nacionale të Austrisë, ka uruar ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Haradinaj me këtë rast ka thënë se Austria ka qenë një mike e fuqishme dhe e qëndrueshme e Kosovës përgjatë historisë.
“Austria ka qenë një mike e fuqishme dhe e qëndrueshme e Kosovës përgjatë historisë. Me rastin e shënimit të Ditës Nacionale të Austrisë sonte, urova ambasadorin z. Georg Schnetzer, për këtë ditë me rëndësi për popullin austriak, të cilit i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka falënderuar ushtarët dhe gjithë personelin e sigurisë austriake.
“Falënderim i veçantë ushtarëve dhe gjithë personelit të sigurisë austriake për shërbimin në Kosovë. Gjithë popullit austriak, urime Dita Nacionale!”, është shprehur Haradinaj./Indeksonline/