75 Mall Live Search
21:44 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / Gj. Sh

Vdes në moshën 35 vjeçare ish-futbollisti i Marseille dhe Getafes

Pasditen e sotme ka vdekur në moshën 35-vjeçare, futbollisti Abdelaziz Barrada.

Sipas asaj që raportojnë mediat, futbollisti maroken ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, por ende nuk është e konfirmuar, shkrun IndeksOnline.

Ai ka vdekur në Francë, pasi aktualisht luante në divizionin e katërt francez.

Barrada në të kaluarën ka luajtur te skuadra spanjolle Getafe dhe ajo franceze, Olympic Marseille./IndeksOnline/