Vuçiq fillon takimin me banorët serb, mediat nxirren jashtë (Foto)
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq i cili ndodhet në ditën e parë të vizitës së tij në veri të Mitorvicës, tani ndodhet në fakultetin teknik në anën veriore të qytetit me zyrtarët lokal serb, raporton Indeksonline.
Në fillim të takimit me serbet e veriut Vuçiq mbajti një minutë heshtje për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ku pas fillimit të takimit me zyrtar të qeverisë lokale, nuk janë lejuar të marrin pjesë mediat.
Ai në Fakultetin Teknik është pritur nga kryetari i Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, ku pas fillimit të takimit me banoret serb mediat janë nxjerrë nga salla ku po mbahet ky takim. /Indeksonline/