75 Mall Live Search
12:48 / E Premte, 25 Tetor 2024 / Z S

Ekskluzive: Ky është polici në Pejë që u arrestua për ngacmim seksual

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se ai kishte kryer veprën penale të ngacmimit seksual.

Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.

Indeksonline mëson se zyrtari policor i arrestuar për ngacmim seksual është Avdyl Morina i lindur në vitin 1978.

Morina punontet si zyrtar policor i trafikut rajonal.

Në këto momente siç merr vesh Indeksonline po behet kërkesa per paraburgim ndaj zyrtarit policor./Indeksonline