75 Mall Live Search
20:09 / E Premte, 25 Tetor 2024 / FR

Defekt në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë, treni ngec në Drenas

Linja hekurudhore Prishtinë-Pejë ka ngecuar tash e dy orë në fshatin Baicë të Drenasit.

Indeksonline ka pranuar informacione se kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti që ka hasur treni gjatë rrugës.

Orari i rregullt i nisjes është në orën 16:30 nga Prishtina në Pejë, ndërkaq ka qysh nga ora 17 që ka ngelur në fshatin Baicë.

Kjo është hera e dytë që gjatë kësaj jave treni i këtij relacioni po pëson defekt.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhëndësin e kompanisë ‘Trainkos’, për të marë më shumë informacionë për rastin por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm./Indeksonline/