75 Mall Live Search
21:12 / E Premte, 25 Tetor 2024 / Gj. Sh

Manchester United i futet garës për Alphonso Davies

Manchester United ka hyrë në garë për sherbimet e Alphonso Davies.

”Djajtë e kuq” do të rivalizojnë Real Madridin për transferimin e mbrojtësit canadez, shkruan IndeksOnline.

United ka disa ditë që mbledh informacione për futbollistin e Bayern Munich.

23 vjeç do të ishte një transferim i dëshiruar për pozicionin vakant të mbrojtësit të majtë.

Davies mund të largohet nga klubi si agjent i lirë verën e ardhshme, pasi aktualisht nuk ka bisedime të reja për vazhdimin e kontratës me Bayernin./IndeksOnline/