Guardiola konfirmon se Doku do të mungojë disa javë

Futbollisti i Manchester Cityt, Jeremy Doku pritet të mungojë disa javë shkaku i lëndimit.
Këtë e ka konfirmuat trajneri i cityzens, Pep Guardiola, shkruan IndeksOnline.
”Jeremy Doku nuk ka gjasa të rikthehet deri pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit. Ai u lëndua në ndeshjen ndaj Wolvesit.”, ka thënë Guardiola.
Ai po ashtu ka folur edhe për lëndimin e Jack Grealish, por ka thënë se futbollisti anglez do të rikuperohet më shpejtë.
”Jack Grealish mund të kthehej para kësaj. Ai u lënuda në stërvitje, një ditë pas ndeshjes me Wolvesin.”, deklaroi spanjolli./IndeksOnline/